Sipas Policisë Keniane, disa persona të armatosur kanë kidnapuar një grua me origjinë italiane e cila është punonjëse në një organizatë jo-qeveritare dhe kanë plagosur pesë të tjerë në rajonin bregdetar të Kilifit.
“Banda pastaj rrëmbeu një grua 23 vjeçare, e cila është vullnetare në organizatën jo-qeveritare ‘Africa Milele Onlus’”, ka raportuar Policia nëpërmjet Twitter-it.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim apo koment nga Qeveria italiane, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa Policia ende nuk ka arrit ta zbuloj identitetin e personave të dyshuar.