Këngëtarja Aretha Franklin, astrofizikanti Stephen Hawkin, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan dhe shefi i kuzhinës, Joël Robuchon figurojnë në listën e personaliteteve të mëdhenj që humbën jetën gjatë vitit 2018.
Janar
7: France Gall, 70 vjeç, interpretuese e shumë hiteve nga vitet 60 deri në vitet 80, e njohur veçanërisht me hitin e saj “Poupee de cire poupee de son”.
15: Dolores O’Riordan, 46 vjeçe, këngëtarja e grupit irlandez “The Cranberries”.
20: Paul Bocuse, 91 vjeç, konsiderohet si “papa i gastronomisë franceze”.
20: Ingvar Kamprad, 91 vjeç, themeluesi i rrjetit të dyqaneve të mobiljeve suedeze IKEA.