Personat që i menaxhojnë mirë paratë s’i blejnë këto gjëra

Prishtinë | 19 Qer 2023 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Nuk keni nevojë të jeni të pasur që të jeni të mirë në menaxhimin e parave.

Të qenit të mirë me paratë është çështje shprehie, jo e të ardhurave.

Personat që janë të mirë në menaxhimin e parave gjithmonë e kërkojnë një mënyrë të jetës brenda të ardhurave të tyre dhe të shpenzojnë më pak se ç’kanë nevojë.

Ka disa shprehi të cilat thjesht nuk kanë kuptim për personat që janë të mirë në menaxhimin e parave.

Më poshtë jua sjellim disa gjëra që personat e tillë asnjëherë nuk i blejnë apo nuk shpenzojnë para në to.

Nuk blejnë vetura të shtrenjta

Ekspertët financiarë thonë se personat që kanë qindra mijëra dollarë në bankë ose edhe janë milionerë, priren të vozisin vetura 5 vjet ose 10 vjet të vjetra.

Vetura e re e humb 10% të vlerës së vet në muajin e parë dhe 20% të vlerës së vet në vitin e parë.

Dikush që është i mirë në menaxhimin e parave nuk pranon një humbje të tillë të vlerës.

Ata që janë të mirë në menaxhimin e parave e dinë se më së miri është blerja e veturave të përdorura dhe se duke e mbajtur të njëjtën veturë kursejnë shumë para.

Nuk blejnë shtëpi të cilën nuk mund ta përballojnë financiarisht

Personat që janë të mirë në menaxhimin e financave nuk shpenzojnë më shumë sesa që kanë mundësi për një shtëpi.

Në vend se të blejnë shtëpi të shtrenjtë e të madhe, personat e tillë preferojnë t’i shpenzojnë ato para në përvoja.

Nuk blejnë mallra luksoz nga dizajnerët e njohur

Personat e tillë po ashtu janë më pak të interesuar në brendet e njohura.

Ekspertët tregojnë se në vend të gjërave materiale, personat e pasur sot po preferojnë të shpenzojnë para në privatësi, mirëqenie, rutina fitnesi dhe të investojnë në edukim.

Nuk bëjnë dasma luksoze e të shtrenjta

Çdo kush që ka planifikuar një dasmë e din se sa e shtrenjtë din të jetë ai organizim.

Por, personat e mirë me paratë nuk planifikojnë të shpenzojnë shumë para në ceremoninë e tyre martesore. 


Të ngjashme