Ismajl Ajeti është zgjedhur anëtar ekzekutiv në Federatën e Fubtollit të Kosovës prej Lidhjes Rajonale të Prishtinës.
Sot kuvendi zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, ka nisur me tensione dhe menjëherë pas kësaj situate janë përjashtuar mediat prej aty.
Pas këtij tensioni, mbledhja është mbajtur me rregull kur LRF e Prishtinës ka zgjedhur anëtarin për komitet ekzekutiv në FFK.
Anëtar ekzekutiv në FFK është zgjedhur Ismajl Ajeti, i cili është person shumë i afërt me kryetarin Agim Ademi.
Për zgjedhjen e tij, ka njoftuar një na anëtarët e kryesisë së këtij Kuvendi, ku i ka uruar edhe suksese Ajetit.