Personi më i moshuar në botë e feston ditëlindjen

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Kane Tanaka, gruaja japoneze që nga libri i rekordeve “Guiness” njihet si personi më i moshuar në botë, e ka festuar të shtunën ditëlindjen e saj të 118-të.

E lindur më 2 janar 1903, zonja Tanaka e festoi ditëlindjen e 118-të në shtëpinë për personat e moshuar në Fukuoka, që ndodhet në pjesën jugperëndimore të Japonisë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Ajo festoi duke duartrokitur dhe duke thënë se planifikon të qëndrojë e shëndoshë deri në moshën 120-vjeçare, raportuan mediet lokale.

Tanaka është në gjendje të mirë shëndetësore, ha tri herë në ditë dhe bën ushtrime fizike.

Për shkak të masave kufizuese si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ajo pothuajse nuk ka gjasa që të takohet me të afërmit e saj.

Të ngjashme