Një 30-vjeçar ra nga kati i 7-të në Pejë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 22:28 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Pejë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një banese.

Sinjali mëson se viktima është një burrë rreth 30-vjeç dhe sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ndodhej pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pasekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Mediat lokale në Pejë kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa raportojnë se viktima ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës.

Të ngjashme