Janë përuruar tri librat e autorit, Rifat Muriqi, të cilat i dedikohen poezisë, dashurisë dhe atdheut. Në librat e tij me poezi, Muriqi ka gjetur vend edhe për komandantin legjendar, Adem Jashari, raporton Ekonomia Online.
Librat që janë përuruar të enjten janë “Atdhe, vdeksha për ty”, “Mëkati i pafajësisë” dhe “Mos ma vrani jetën te varri”.
Profesori universitar, Flamur Malokuka thënë se Muriqi në poezitë i ka kënduar sakrificave.
“Muriqi sipas bindjes sime dhe botuesve na sjell vlera, përpos shkrimtarit është edhe idealist, për liri e pavarësi komb e atdhe. Vuajtjet, sakrificat i bëjnë të veçanta librat. E lë lexuesin të kënaqur, ndërton tekst dhe jep tekst”, ka thënë Maloku.
Kritiku letrar, Dren Ibrahimaj, ka thënë se lexuesi ndër tjera do ketë mundësitë të lexojë fjalë të vjetra shqipe.
“Idealet e larta, jeta në mërgim idealet pas luftës kanë reflektuar në krijim te autorit. Muriqi ka guxim intelektual të kritikojë hapur, si pak kush i ka qëndruar besnik Bukowskit. Zana, shtojzovalle e forma tjera të fjalëve të hasura në tradita tona mund t’i gjeni në këto libra. Autorit i uroj shëndet e mbarësi një rikujtim se ende nuk i ka thënë të gjitha”, ka thënë Ibrahimaj.
Autori i librave ka thënë se shumë kohë më parë ka shkruar këto libra, megjithatë tashmë i ka publikuar.
“Për të gjithë e kam një falënderim, meqë jemi mbledh për krijimtarinë time mik i imi tha ku i ke pas këto. Të gjitha këto poezi janë poezi që i kam shkruar një kohë te gjatë për të cilat mendoja se a t’i botojë apo jo. I ndava në tri vëllime ashtu siç mendova dhe kishte shumë, redaktori e ka bërë punën e vetë, gjatësia prej 50-60 rreshtave është shkurtuar në dy tri rreshta, duke treguar atë se çka ka dashur të thotë autori”, ka thënë ndër tjera Muriqi.