Përurohet fillimi i punimeve në rrugën “Xhorxh Bush”, mbi 18 milionë euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës

Prishtinë | 10 Mar 2025 | 09:15 | Nga Hasan Hoti

Mbi 18 milionë euro do t’i kushtojë Komunës së Prishtinës ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, punimet të cilat nisën të hënën, raporton Ekonomia Online.

Punimet, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se ky projekt është ndër më të mëdha në Prishtinë. “Sot po e fillojmë ndër projektet më të mëdha në kryeqytet, transformimi i sheshit ‘Xhorxh Bush’ dhe pjesa te Biblioteka Kombëtare.

“Punimet do të bëhen në tri faza për arsye që mos t’i bllokojmë zonat dhe njerëzit për të punuar. Numri i ditëve të punës parashihet të jetë 240 ditë pune, projekti është 18 milionë euro”, u shpreh Rama.

Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ndryshe, ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 18,4 milionë euro.

Të ngjashme