Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale ”Selajdin Mullaabazi-Mici” në qytetin e Rahovecit përmes donacionit të fituar nga Bashkimi Europian-Qeveria e Austrisë, mbështetur edhe nga Komuna e Rahovecit dhe që është realizuar përmes projektit “ALLDE” nga sot është bërë me laborator modern të teknologjisë ushqimore dhe kimisë me vlerë mbi 100 mijë euro. Të pranishëm në përurimin e laboratorëve ishin Idriz Vehapi Kryetar i Komunës së Rahovecit, Adi Kovaqeviq drejtori i shkollës Ali Hoxha dhe profesor të kësaj shkolle.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, përkatësisht përfaqësues i projektit “ALLED” Adi Kovaqeviq në fjalimin e tij tha se si fokus të punës sonë kemi përzgjedh sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit dhe sigurish që në Rahovec e kemi gjetur edhe partnerin e mirë. Ne kemi punuar se bashku me drejtorin dhe mësimdhënësit e shkollës për të arritur programe dhe standarde të larta. Shkolla e cila nga sot ka këtë pajisje është e vetmja shkollë në Kosovë për testimin e prodhimit të verës, dhe jam i sigurt se menaxhmenti i shkollës e cila posedon këtë pajisje do të arrijë rezultate të larta, ai po ashtu ka premtuar se do të vazhdojnë që të mbështetin këtë shkollë edhe në të ardhmen.
Ali Hoxha, drejtor i SHMLP “Selajdin Mullabazi-Mici” në fjalën e tij e ka falënderuar Bashkimin Evropian dhe Qeverinë Austriake që kanë mundësuar që kjo shkollë të ketë kushte më të mira për mësim efektiv dhe të një niveli të lart, jo vetëm në teknologjinë e ushqimit por gjithashtu edhe në lëmit tjera, gjë që kjo që do të arrihet me laboratorët dhe mjetet laboratorike që i kemi marrë si donacion. Drejtori Hoxha ka thënë po ashtu se jam i lumtur që së bashku me gjithë ju të bëjmë hapjen e punëtorive dhe laboratorit. Nga këtu fillon një rrugë drejt afirmimit të kushteve për të zhvilluar praktikën profesionale.
Kurse Vjollca Vuçiterna, drejtoreshë e Arsimit u shpreh se kjo shkollë është pajisur me kabinete me të sofistikuara të teknologjisë së ushqimit dhe kimisë, kjo është bërë falë përpjekjeve dhe bashkëpunimit me projektin “ALLED”.