Zbulohet laborator droge, arrestohen një maqedonas e një çek

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 13:59 | Nga

Sektori për luftimin e krimit të organizuar ka ngritur kallëzim penal kundër një 36-vjeçari nga fshati Gërçec i Shkupit dhe ndaj një 58-vjeçari shtetas çek. Ministria e Punëve të Brendshme ka zbuluar se këta dy persona, njëri nga fshati Gërçeci dhe tjetri nga Çekia, kanë prodhuar një lloj droge sintetike që është edhe vdekjeprurëse.

Policia shpjegon se kjo drogë në tregun e zi njihet me disa emra të ndryshëm si kristal met, pernik ose perventin. Këtë drogë sintetike policia shpjegon se po e takon për herë të parë në Maqedoni, pasi kryesisht prodhohet në Çeki. Nga përdorimi i rregullt i kësaj droge sintetike për dy vjet rresht shkatërron sistemin nervor dhe trurin deri në humbjen e jetës.

Policia ka zbuluar prodhimin e kësaj droge në një laborator të improvizuar në shtëpinë e të ndaluarit nga Gërçeci. Gjithashtu, janë zbuluar disa substanca kimike që nevojiten për prodhimin e kësaj droge si metamfetamin, benzil metil keton, dhe pseudoefedrin dhe disa përbërje të tjera.

Policia ka arritur ta prangosë vetëm shtetasin çek të cilin më pas prokuroria i ka shqiptuar paraburgim 30 ditorë, ndërsa shtetasi maqedonas nga Gërçeci është ende në kërkim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme