Promovohet libri “Me mall dhe lot nga Stambolli” të autorëve Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza-Thaqi, raporton EkonomiaOnline.
Në fillim të promovimit u shfaq një dokumentar për jetën e shqiptarëve në Stamboll i përgatitur nga Xhemajl Prebreza i njohur si Xhemajl Kosova.
Jusuf Osmani recensent tha se ky libër paraqet në mënyrën më të mirë vështirësitë dhe dëbimet e shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit, e në veçanti të familjes Prebeza.
“Sot jemi tubuar për një promovim që dëshmon një periudhë shumë të vështirë të dëbimin e shqiptarëve nga Sangjaku i Nishit për në Stamboll e në veçanti për familjen Prebreza. Për trevat e Sangjakut të Nishit kanë shkruar shumë autorë serb ndërsa kjo vepër është munduar të hedh në dritë të vërteta. Faktet argumentet historike dëshmojnë, faktet kanë quar në përfundim që shqiptarët janë pasues direkt të ilirëve”, tha ai.
Sheremet Krasniqi recensent i librit u shpreh se vet titulli i librit i tregon vuajtjet e shqiptarëve dhunën dhe maltretimet për t’i dëbuar nga vendbanimet e tyre.
“Lënda që trajtohet në këtë libër i ka dhënë titullin sepse mërgimtarët shqiptarë janë të mbushur me lot e mall e që janë detyruar ti braktisin. Tema që trajtojnë është një plagë e thellë, në pjesën e parë të librit është trajtuar shpërngulja e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, aty autorët paraqesin pozitën e rëndë të shqiptarëve e sidomos shpërnguljen nga rreth 700, 800 vendbanime”, tha ai.
Autorja Nazife Prebreza- Thaçi tha se ky libër është shkruar për axhën dhe për familjen e saj të shpërngulur dhe në përgjithësi për shpërnguljen e shqiptarëve nga Sangjaku i Nishit.
“Projekti për të shkruar këtë libër për axhën tim Jakup Kosovën ka qenë para shumë vitesh, brenga për shpërnguljen e familjes sonë kur isha fëmijë më ka brengosur shumë dhe më lindi ideja që të gjitha ato rrëfime të i qes në letër. Puna jonë u kurorëzua në këtë libër”, tha ajo
Autori Hamdi Thaçi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe tha se ky libër do të dhurohet për ta.
“Prezenca e juaj na ka nderuar, librin me shumë gëzimin që jeni këtu po e dhurojmë për juve. Për të gjithë e kemi një lutje mos na gjykoni pa e lexuar librin në tërësi”, tha ai.