Komuna e Lipjanit ka mbajtur ceremoninë e përurimit të nënkalimit dhe parkingut nëntokësor, i cili ka kushtuar mbi 6 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Ky projekt u konsiderua i rëndësishëm e që kontribuon në përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.
Kryetari Imri Ahmeti, ka thënë se ky nënkalim do të lirojë trafikun në qytet dhe se parkungu nëntokësor do të jetë falas për qytetarë.
“Po e përurojmë pjesën fillestare të punimet që do të zgjidh problemet e trafikut, natyrisht do të ofrojë mundësi të mira të parkingut qytetarëve të Lipjanit. Natyrisht që projekti nuk ka përfunduar dhe madhështia do të duhet vitin e ardhshëm, kur ta vazhdojmë sheshin dhe kur të bëhet parku i madh dhe kjo do të jap krejt tjetër pamje dhe do të shndërrohet në qytetin më të mirë në Kosovë. Kjo do të vazhdohet me punime se do të ketë instalime të kamerës, por ne po e lëshojmë sepse kemi nevojë për shkak të trafikut, për qytetarët e Lipjani parkingu do të jetë pa pagesë. Ky projekt ka kushtuar rreth 6 milion e 100 mijë euro, ne do ta mirëmbajtëm vet si komunë.”, ka thënë Ahmeti.