Përurohet Qendra me Bazë në Komunitet në Shalë të Lipjanit

Lipjan | 12 Nën 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Drejtoresha e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë Mimoza Shahini së bashku me Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti kanë bërë Përurimin e Qendrës me bazë në komunitet në Shalë të financuar nga UNICEF.

Drejtoresha e QSHHZH Mimoza Shahini gjatë takimit theksoi se Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në kuadër të zbatimit të projektit të UNICEF-it ka lehtësuar procesin e themelimit të Qendrës me Bazë në Komunitet në Shalë.

Ajo gjithashtu theksoi se është e ditur se pas prindërve, edukatorët kanë rolin më domethënës në stimulimin dhe dhënien e mundësive për një zhvillim cilësorë që në vitet e para të fëmijëve dhe se në qendrat me bazë komunitare tashmë të hapura në Gadime, Magure dhe Shalë, jo vetëm që do të rrisim pjesëmarrjen e fëmijëve nga 2 në 6 vjeç në institucionet e edukimit të hershëm, por edhe do të prezantojmë një mënyrë tëre të ndërtimit të marrëdhënieve mes fëmijëve, familjeve të tyre dhe komunitetit të cilit ata i përkasin. Në këtë mënyrë, edukimi i hershëm bazohet në një transformim të mënyrës së qasjes ndaj edukimit të hershëm, dhe njëkohësisht garanton përgatitjen e fëmijëve të suksesshëm në jetën e tyre të mëvonshme. Përfitimet e kujdesit në fëmijërinë e hershme shtrihen nga prindërit në shoqërinë e gjerë.

Projekti synon ngritjen e vetëdijes së prindërve, institucioneve qeverisëse dhe akademike, si dhe përfshirjen e bizneseve në iniciativa që do të mundësojnë një përkushtim më të madh në ndërtimin e një sistemi mbështetës të fëmijërisë së hershme në Kosovë.

Ndërsa kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka theksuar se ky është njëri prej projekteve më të qëlluara dhe më domethënës për nxënësit e regjioneve ku deri më tani janë hapur 3 qendra për mësim të hershëm për fëmijët e moshës 0-5 vjeç, në të cilat do t’ju mundësohet prindërve të regjioneve të ndryshme ti dërgojnë fëmijët e tyre në këto shkolla edhe para moshës parafillorë në mënyrë që të aftësohen sa më mirë për klasën e parë.

Kryetari Ahmeti gjithashtu tha se do të angazhemi për tëzgjeruar edhe me tutje këtë bashkëpunim edhe me qendra tjera.

Ai po ashtu në emër të prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Lipjanit ka falënderuar Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë si dhe UNICEF për bashkëpunimin e mirë.

Të ngjashme