Përurohet renovimi i çerdhes së qytetit në Drenas, donacion nga TIKA

Drenas | 25 Pri 2018 | 15:44 | Nga

Është bërë përurimi i çerdhes së qytetit “Ardhmëria” në Drenas, donacion i organizatës turke TIKA. Në përurimin e objektit kanë marrë pjesë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç dhe drejtori i TIKA-s, Hasan Burak Ceran.

Sipas një komunikate për medie nga komuna e Drenasit, kryetari Lladrovci ka falënderuar ambasadoren e Turqisë për bashkëpunimin të mirë që kanë me komunën, drejtorin e TIKA-së dhe stafin e saj që kanë mundësuar rregullimin e brendshëm të çerdhes, transmeton Ekonomia Online.

Lladrovci ka vlerësuar realizimin e këtij projekti dhe ka thënë se me realizimin e tij, fëmijët do të kenë një ambient dhe kushte me të mira. Lladrovci është zotuar se komuna e Drenasit do të vazhdojë bashkëpunimin edhe në projekte të tjera.

Sipas komunikatës, ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, ka thënë se renovimi dhe rregullimi i këtij objekti është i një rëndësie të veçantë pasi që është për të mirën e fëmijëve që të kenë një ambient me të mirë.

Ajo ka shtuar se Ambasada e Turqisë në Kosovë do të ndihmojë dhe përkrah në projekte të ndryshme në Kosovë dhe në Drenas. “Kiliç ka falënderuar kryetarin Lladrovci për përkrahjen që ka dhënë në realizimin e këtij projekti dhe  organizatën TIKA që është duke bërë investime në Kosovë, sidomos në fushën e arsimit”, thuhet në komunikatë.

Në kuadër të këtij projekti është bërë renovimi i gjithë objektit të brendshëm dhe të jashtëm. Janë rinovuar 6 klasat e fëmijëve, kuzhina, banjot dhe korridoret, ndërrimi i të gjitha dyerve të brendshme, izolimi i dyshemesë, ndërrimi i laminatit, renovimi i mureve, lyerja, ndërrimi i ndriçimit, është sjellë i gjithë inventari i ri dhe janë sjellë lodra të reja dhe është bërë ngjyrosja e jashtme e objektit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme