Përurohet rruga “Nekibe Kelmendi” – Jetike për evitimin e tollovisë në trafik

Prishtinë | 22 Tet 2024 | 15:41 | Nga Diellza Gashi

Afër dy milionë euro është kostoja e ndërtimit të rrugës “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë. Kjo rrugë, kap gjatësinë e 1.7 kilometrave, ndërsa konsiderohet si jetike për evitimin e tollovisë në Kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kjo rrugë prej 1.7 kilometrave ka qenë në gjendje të mjerueshme, ndërsa tani do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në Kryeqytet.

“Jemi në përfundim të punimeve dhe një punë e madhe që është bërë në këtë pjesë një segment prej 1.7 kilometrave. E kemi pasur të ndarë në tri zona dhe këtu po përfundojmë këtë pjesën e fundit. E dini të gjithë se si ka qenë qasja dhe rruga ka qenë gjendje katastrofale, kurse tani është transformua që i ndihmon për një trafik më të mirë në qytet. Dalëngadalë me intervenime të ndryshme nga të gjitha pjesët e kryeqytetit po transformojmë infrastrukturën ne kryeqytet. Vetëm po angazhohemi të bëjmë transformimin për të mirën e qytetarëve të kryeqytetit”, ka thënë Rama.

E drejtori i Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferri, ka thënë se ky projekt prej 1.7 kilometra ka kushtuar dy milionë euro.

“Kjo na ndihmon në momentin e asfaltimit të rrugës ‘A’ dhe kjo ka me qenë si nyje kyçe për zgjedhjen e problemit të komunikacionit. Përveç që jep zhvillim Prishtinës së re, ka me qenë një nyje e jashtëzakonisht në zgjidhjen e komunikacionit. Kostoja është 950 mijë euro, në total dy milionë euro 1.7 kilometra segment”, ka thënë Xhaferi.

Të ngjashme