Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka qëndruar sot për vizitë në veri të vendit, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy komunat në veri të Republikës së Kosovës.
Mustafa gjatë qëndrimit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, shoqërohej nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Në ceremoni ishin të pranishëm komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, drejtues të lartë të KFOR-it si dhe përfaqësues të banorëve të zonës.
Ura është ndërtuar nga NATO me një investim prej 400 mijë eurosh dhe lidh shumë vendbanime të dy komunave të vendit.