Përveç kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe Bisilm Zyrapin, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi si dhe disa ish-eprorë tjerë të UÇK-së.
Kështu ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrimi të bërë në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai ka shkruar se më keqardhje ka mësuar që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim këshilltarin e tij, Bislim Zyrapin.
Thaçi ka thënë se si president do të veprojë bazuar në kompetencat kushtuese dhe ligjore.
Ai ka thënë se beson në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë.
Në fund, Thaçi ka thënë se vlerat e lirisë dhe luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush.