Përveç që i vjedh telefonin, majmuni i sulmon edhe të dashurën (VIDEO)

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 12:25 | Nga

Momente të pabesueshme janë kapur në një kopsht zoologjik në Zelandën e Re.

Kjo pasi gjatë vizitës së një çifti që bënë në kopshtin në fjalë ku gjendeshin disa majmunë, aty u ndodhi diçka e papritur, shkruan Daily Mail.

Derisa po argëtoheshin në ambientet e kopshtit, majmuni i kap nga dora telefonin vizitorit i cili po bënte incizimin.

Por ajo çfarë është më e çuditshmja dhe më e papritura, del të jetë se majmuni i cili vodhi telefonin, më pas e goditi edhe me një shuplakë të dashurën e vizitorit në fjalë.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e publikuar më poshtë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme