Të gjithë kemi dëgjuar për vlerat e mëdha shëndetësore të limonit, por në kombinim me piperin dhe kripen e kualitetit të lartë, ka mundësi të shërojë nëntë probleme shëndetësore.
Dhimbjet e fytit:
Bëni një përzierje me një lugë gjelle lëng limoni të fresket, 1/2 e një luge çaji piper të zi dhe një lugë çaji kripë të cilësisë së lartë.
Përzieni përbërjen në një gotë me ujë të ngrohtë dhe mbajeni masën në fyt disa herë në ditë, kjo lehtëson dhimbjen e fytit dhe kollën
Hundët e zëna:
Biberin e zi, kanellë dhe pak lëng limoni përzieni mirë dhe thithni me hundë vetëm aromën e kësaj përzierje, hundët e juaja do të lirohen dhe teshtitja do të lehtësohet.
Gurët në tëmth:
Gurët në fshikëzën e tëmthët janë problem jo i rrallë tek njerëzit dhe problem ky që zakonisht zgjidhet me kirurgji. Por, kjo gjendje mund të trajtohet edhe me metoda natyrale.
Ndajeni gotën në 4 pjesë dhe 3 pjesë mbusheni me vaj ulliri, një pjesë me lëng limoni dhe shtoni pak piper të zi, kjo përzierje pasi të pihet do të shkatërrojë gurët e tëmthit.
Humbje peshe:
Kombinoni 1/4 e luges së çajit piper të zi, 2 lugë lëng limoni të freskët dhe një lugë gjelle mjaltë të papërpunuar me një gotë ujë. Ky ilaç përmirëson metabolizmin tuaj. Falë polifenoleve nga limoni ju do të keni një metabolizëm të rregulluar mirë dhe yndyrërat do të djegen më lehtë.
Dhimbje dhëmbi:
Përzihet 1/2 e luges së çajit piper i zi dhe 1/2 e lugës së çajit me vaj karafili. Dhimbja e dhëmbit do të lehtësohet shumë shpejtë. Aplikojeni në dhëmbë 2/3 herë në ditë dhe mos hani ushqime me sheqer.
Ftohje dhe grip:
Shtrydhni lëngun nga gjysma e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë. Ju në këtë mënyrë do të ulni simptomat e të ftohtit e gjithashtu nëse kësaj mase me ujë pak të ngrohët i shtohet një lugë mjaltë, do të jetë edhe më efektive.