Në kohët e fundit, kur niveli i pritjeve është rritur për gjasat e Anglisë që t’i japë fund pritjes së gjatë për një trofe të madh, ishte më tepër një besim i verbër dhe shpresë, sesa një dëshmi në fushë.
Mirëpo kësaj radhe, pas një starti elektrizues në ciklin eliminator për “Euro 2020”, “luanët e rinj” të Gareth Southgatet duken të gatshëm për t’i dhënë fund shterpësisë, shkruan sot Koha Ditore.
Nga gjitha vendet lidere, asnjëra nuk ka nisur në mënyrë më impresive se Anglia e cila, për herë të parë që nga viti 1984, ka shënuar nga pesë gola në dy ndeshje rresht – duke mposhtur 5:0 Çekinë në shtëpi dhe 5:1 Malin e Zi të hënën mbrëma në udhëtim.
Teste më të vështira e presin, por ka arsye pse tifozët e Anglisë duhet të ndihen optimistë për gjasat që Anglia të bëhet kampione e Evropës vitin e ardhshëm.
Guximi i rinisë
Kur 18-vjeçari Callum Hudson-Odoi u inkuadrua nga bankina kundër Çekisë për t’iu bashkuar Jadon Sanchos që kishte startuar, nënkuptoi se për Anglinë dy lojtarë të moshës 18-vjeçare po luanin në një ndeshje ndërkombëtare për herë të parë në 138 vjet.