Përralla ka marrë fund për Arsene Wengerin, pasi ai do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.
Francezi do ta lërë klubin londinez pas 22 viteve në krye të tij. Ai ka fituar tre tituj kampioni dhe 7 herë Kupën FA, sa ishte trajner.
Por a do të vazhdojë të punojë edhe diku tjetër Wenger kur dihet që shumë shpesh ka shprehur dëshirë ta bëjë këtë.
Pesë vendet ku ai mund ta vazhdojë karrierën si trajner.
5.Ekipi kombëtar i Francës
Didier Deschamps po e bën punën e tij mirë, por pas Kampionatit Botëror mund të ketë ndryshime.
Wenger mund të jetë pasardhës i tij te Franca.
4.Superliga e Kinës
Arsene Wenger është 68 vjeçar. Ai shpesh është shprehur se do të vazhdojë të punojë.
Superliga e Kinës mund të jetë një opsion, pasi që shumë trajner kanë shkuar atje në këtë moshë si Fabio Capello dhe Marcelo Lippi.
3.Major League Soccer (MLS)
Një tjetër relacion mund të jetë kampionati amerikan MLS.
Arsene Wenger dhe Zlatan Ibrahimovic mund të bashkohen më në fund por kësaj radhe në MLS.
2.Nagoya Grampus
J-league është një nga kampionatet më të mëdha në Azi.
Ai ka punuar edhe më parë në këtë vend.
Nagoya Grampus është klubi ku ka punuar dhe gjende në vështirësi në këtë sezon.
1.Juventus
Basti i madh. Massimiliano Allegri me gjasë do ta lërë Juven në fund të sezonit dhe shumë klube javën vënë pas tij.
Chelsea, PSG madje edhe Arsenali e duan Allegrin, ndërsa pasardhësi i tij mund të jetë francezi.