Instituti Meteorologjik bën të ditur përmes një komunikate për media se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me shi, kurse në viset malore do të ketë edhe borë.
“Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët . Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore”, thuhet në komunikatë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius.
Temperaturat e larta 16 C do të jenë vetëm ditën e hënë dhe në pjesën e parë të ditës së martë, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C . Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja , shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.