Është bërë përurimi i projektit “Fshatra të shëndoshë“, furnizimi me kontejner për mbeturina për 5 fshatra të komunës së Istogut
Nga ky projekt pesë fshatrat e Istogut janë furnizuar me 50 kontejnerë.
Ky projekt është financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë përmes programit EU-CSP III (Projekti i BE-së për stabilizim të komuniteteve) me participim të komunës se Istogut dhe implementuar nga IOM (Organizata Ndërkombëtarë për Migrim).
Vlera totale e projektit është 15 400 në të cilin EU-CSP III ka kontribuuar me 8 400, ndërsa komuna e Istogut me 7 000 euro.