Kyle Walker, Gabriel Jesus dhe tre lojtarë të tjerë të skuadrës së parë të City janë në vetizolim pasi shpërtheu koronavirusi në këtë skuadër që bëri të shtyhet një ndeshje
Manchester City do të këtë pesë mungesa në skuadrën e parë për ndeshjen e Premier Ligës kundër Chelsea, e cila do të luhet pavarësisht se ka shpërthyer Covid-19 në këtë klub.
Gabriel Jesus, Kyle Walker dhe tre lojtarë të tjerë janë në vetizolim pasi që janë testuar pozitiv me koronavirus dhe ata nuk do të udhëtojnë në Stamford Bridge.
Dy anëtarë të stafit po ashtu janë testuar pozitiv dhe City do të këtë edhe dy teste të tjera para ndeshjes që do të luhet të dielën.
Pep Guardiola ka thënë se Premier Ligë ju ka thënë që mos të tregojë identitetin e lojtarëve të fundit që janë testuar pozitivë.
“Për momentin, pesë lojtarë janë jashtë”, tha menaxheri i City në konferencën për shtyp. “janë izoluar për 10 ditë, disa nga rastet e para – katër gjithses, dy lojtarë dhe dy zyrtarë si dhe tani edhe tre lojtarë në herën e dytë. Mendoj që Premier Ligë do të tregoj kush janë, do të shikoni kur nuk udhëtojnë me ne ku do të dini kush janë ata”.
City tanimë ka filluar stërvitjet pasi që rezultate negative pati më shumë në akademinë e futbollit të City.
Kjo erdhi pasi që ndeshja në mes të City-Everton në Premier Ligë e paraparë të luhet të hënën është shtyrë katër orë para se të fillojë.
Guardiola ka thënë se ata kanë mjaftueshëm lojtarë dhe dëshiruan që të vazhdojnë ndeshjen por ajo u anulua për arsye sigurie.
Trajneri i City ka thënë se e ka telefonuar trajnerin e Carlo Ancelotti ku ja ka shpjeguar situatën dhe italiani ka uruar që lojtarët të shërohen sa më shpejt nga sëmundja. /GazetaExpress