Ardhja e Besart Berishës ka bërë që Prishtina të bëhet klubi me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës në futboll.
Sipas Transfermarkt, FC Prishtina tashmë ka dy futbollistët më të shtrenjtë në ligë.
Qendërmbrojtësi Sodiq Atanda është futbollisti më i vlefshëm në Superligë me vlerë prej 400 mijë eurove.
Pas tij radhitet tani bashkëlojtari i tij te Prishtina, Besart Berisha me vlerë prej 350 mijë euro.
Në vendin e tretë gjendet Rron Broja i Dritës me vlerë 350 mijë, kurse pastaj është Bianor Neto i Llapit me 300 mijë, aq sa ka edhe Agim Zeka i Dritës.