Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.
E lidhur me këtë është pyetur vet kryeministri Kurti gjatë një konference për medie, raporton Ekonomia Online.
Kurti është përgjigjur shumë shkurt, derisa ka thënë se nuk është në dijeni se Task Forca është duke kryer hetime ndaj ministrave të tij.
“Nuk jam i informuar për këto hetime qe po thuhet se po bëhen nga Task Forca”, ka thënë shkurt ai.
Në mesin e ministrave që po hetohet nga Task-Forca Anti-Korrupsion është edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ai po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se dyshohet se në një rast ku në mënyrë të kundërligjshme rreth 300 mijë euro janë shpenzuar për projekte për minoritetet.
Por, ministri Krasniqi ka thënë se nuk është i informuar për hetimet që zhvillohen ndaj tij.
“Unë nuk kam informacione më shumë për ato hetime, dhe nuk kam pasur asnjë ftesë që të intervistohem nga këto”.
LEXONI EDHE: