Kurti kërkon që ndërkombëtarët të jenë më të zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit kundër integrimit të serbëve

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Albin Kurti, ka folur për policët e rinj të komuniteteve joshumicë që nisën punën të martën në katër komunat veriore.

Kurti tha se janë të papranueshme fushatat kërcënuese ndaj policëve të rinj dhe kërkoi nga faktori ndërkombëtar që të reagojë zëshëm për këtë, raporton Ekonomia Online. Ai tha se institucionet e Kosovës do t’i ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj.

“Më lejoni që t’i uroj fillim të mbarë të punës gjeneratës më të re të Policisë së Kosovës, veçanërisht nga radhët e komuniteteve joshumicë në komunat veriore. I përgëzoj ata për kurajon e tyre për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe vullnetin për ti shërbyer rendit dhe sigurisë në vend, sidomos 46 policët e rinj serbë”.

“Fushata kanale dhe platformat sociale që ka për qëllim kërcënimin e frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne dhe pse jam shumë i bindur që janë krejtësisht të shpërfillura prej vetë tyre. Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë profesionistë të guximshëm dhe se kanë dashuri për vendin dhe e shprehin këtë duke kontribuar atij. Faktori ndërkombëtar duhet të dënojë zëshëm çfarëdo fushatë të organizuar linçimi e kërcënimi ndaj policëve nga komuniteti joshumicë dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim kanë parandalimin e integrimit e plotë të tyre në jetën institucionale të Kosovës. Ata që integrohen jetojnë më mirë”.

Të ngjashme