Pesë ndryshime te përfaqësuesja e Kosovës e basketbollit

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 18:55 | Nga

Pasi u publikua 12-shja e ftuar për ndeshjen ndaj Maqedonisë, ndeshje që është e vlefshme për fazën parakualifikuese drejt Botërorit ‘Kina 2019’, le të shohim ndryshimet që kanë ndodhur në përfaqësuese nëse e krahasojmë këtë skuadër me skuadrën e ftuar nga Arben Krasniqi për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Evropian të vitit 2017.

Lojtarët që ishin të ftuar edhe herën e kaluar dhe që mbeten edhe sot pjesë e përfaqësueses janë Dardan Berisha, Alban Veseli, Fisnik Rugova, Granit Rugova, Leonard Mekaj, Jaren Sina dhe Drilon Hajrizi.

Pesë lojtarët që ishin pjesë e 12-shes për ‘Eurobasket 2017’ dhe që nuk janë pjesë e përfaqësueses për parakualifikimet drejt ‘Kina 2019’ janë Edmond Azemi (i pensionuar), Justin Doellman, Gazmend Sinani (i lënduar) dhe Mirza Ahmetbasic e Yll Kaçaniku (të papërfshirë në ftesa nga përzgjedhësi Greenberg).

Kjo pesëshe e lartpërmendur është zëvendësuar nga këta lojtarë për parakualifikimet drejt ‘Kina 2019’: Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Samir Zekiqi, Lis Shoshi dhe Urim Zenelaj.

Ndeshjen e parë parakualifikuese drejt Kinës Kosova e luan sonte (2 gusht) ndaj përfaqësueses së Maqedonisë me fillim nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme