48 persona me koronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Kosovës.
43 prej këtyre rasteve janë në gjendje stabile, teksa pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ndërkaq, lajmi i mirë është se nga kjo klinikë ku po trajtohen rastet me COVID-19, nuk ka raste të reja tek stafi mjekësor.
Raporti i Infektives:
Bazuar në raportin 24 orësh nga Klinika Infektive e QKUK-së, në këtë klinikë, sot me 24.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 48 raste me Covid-19.
Gjendja e pacientëve me Covid -19, është si vijon:
43 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk kemi raste të reja të infeksionit brendaspitalor.