Janë goditur pesë persona nga rrufeja gjatë mesditës së sotme në Prevallë.
Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka njoftuar se njëra ndër viktimat është në gjendje të rëndë.
“Sot rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra ndër viktimat, femër është në gjendje të rënde, kurse të tjerët janë dërguar për trajtim”, ka thënë Bytyqi.