Pesë persona, përfshirë tre fëmijë shtrihen në spital pasi u therën me thikë në Dublin

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Policia irlandeze tha se pesë persona, përfshirë tre fëmijë të vegjël, ishin dërguar në spital të enjten pas asaj që mediat lokale thanë se ishte një sulm me thikë në qendër të qytetit të Dublinit të enjten.

Kryeministri Leo Varadkar tha se policia kishte arrestuar një të dyshuar.

Transmetuesi kombëtar RTE citoi një dëshmitare se kishte thënë se ajo pa një burrë me thikë derisa ishte duke lëvizur matanë rrugës dhe se kur ajo u afrua më afër, i pa dy fëmijë që ishin therur me thikë.

Një vajzë ka pësuar lëndime të rënda dhe dy fëmijët e tjerë janë duke u trajtuar për lëndime, thanë nga policia. Një grua po trajtohet gjithashtu për lëndime të rënda dhe një burrë shtoi policia, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme