Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, etj.
Prishtinë 28.09.2021 – 01:08. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar me sms nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.
Gjilan 26.09.2021 – 16:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjilan 28.09.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e ti ka kanosur dhe ka tentuar ti sulmoj bashkëshorten dhe djalin e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fsh. Malësi e Re 28.09.2021 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e cila nuk ka pranuar që të marrë tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Mitrovicë 28.09.2021 – 19:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.