Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës. Nga këto pesë raste vetëm njëri është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Podujevë/ 01.02.2026-12:30. Viktima femër kosovare është trajtuar në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 30.01.2026 – 13:00. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike. I dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore.
· Fushë Kosovë / 01.02.2026 – 16:32. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
· Pejë / 01.02.2026 – 13:05. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në kërkim policor, rasti nën hetime.
· Pejë / 01.02.2026 – 15:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave një mashkulli dhe një femre kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.