Futbolli ka të bëjë me gola, dhe nuk është për t’u habitur që transferimet më të shtrenjta bëhen zakonisht për sulmuesit që shënojnë pjesën më të madhe të golave.
Transferimet e Neymar dhe Kylian Mbappe te PSG, por edhe ai i Cristiano Ronaldos te Juventus, konfirmojnë që vlerat e mëdha shkojnë te sulmuesit.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi tashmë kanë kaluar të 30-tat dhe ka filluar koha që një gjeneratë të re me super yje.
Vlerësimet e lojtarëve janë marrë nga Transfermarkt, ku pesëshja e parë nuk ka edhe aq befasi.
Mohamed Salah (Liverpool) – 120 milionë euro
Egjiptani Mohamed Salah është shndërruar në një makinë golash nën drejtimin e Jurgen Klopp te Liverpooli.
Ai ka krijuar një treshe të frikshme me Sadio Mane dhe Roberto Firmino.
Me siguri lojtari më i mirë i Liverpoolit këtë sezon. Sadio Mane ka qenë në formë dhe i ka ndihmuar gjigantët e Ligës Premier në sezonet e fundit.
Një nga talentet më të mëdha të Anglisë, Raheem Sterling është zhvilluar shpejt dhe është kthyer në një lojtar të klasit botëror nën drejtimin e Pep Guardiolas te Manchester City.
Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Neymar është parë prej kohësh si ai do të thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në betejën për “Topin e Artë”.
Në vetëm 15 paraqitje të Ligue 1 këtë sezon, numri 10 i PSG-së ka shënuar 13 gola.
Transferimi i dytë më i shtrenjtë dhe adoleshenti më i shtrenjtë ndonjëherë, Kylian Mbappe në moshën 21 vjeç tashmë ka fituar katër tituj të Ligue 1, dy kupa të Francës dhe Kupën e Botës.
E ardhmja e futbollit dhe lojtari i momentit në botën e futbollit.