Pesë të arrestuar në aksionin e befasishëm ndaj zyrtarëve të “Mehmet Akif”

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 10:36 | Nga

Mëngjesin e së enjtes në mënyrë të befasishme janë arrestuar krerët dhe profsorët e “Gulistan” dhe kolegjit “Mehmet Akif”.

Drejtori Gjeneral i këtij institucioni, Mustafa Erden është arrestuar gjatë rrugës sa ishte duke shkuar në punë, dhe sipas informacioneve nga ky institucion arrestimi është realizuar në prani të familjarëve të tij.

Në një situatë pothuajse të ngjashme është arrestuar edhe zëvendësdrejtori, Yusuf Karabima.

Në këtë aksion policor janë arrestuar edhe dy profesorë Xhihan Ozan dhe Hasan Hysein Dinahan si dhe Drejtori i Kolegjit në Gjilan, Kahraman Denirez.

Këta të fundit janë marrë nga policia nga objekti shkollor.

Nga ky institucion kanë bërë të ditur se nuk kanë njohuri për arsyet e arrestimeve dhe se nuk dihet lokacioni  të arrestuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme