Polica e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, të cilët dyshohet kanë dëmtuar dhe vjedhur drunj në parkun nacional.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale janë konfiskuar motor sharra, mjete motorike, një sasi të hollave që do të përdoren si dëshmi materiale.
“Fsh. Ivaj, Rakaj, Sllatin, dhe Fsh. Dubravë-Kaqanik 18.11.2021 – 10:00. Janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar të cilët e kanë dëmtuar dhe vjedhur drunj në parkun nacional.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar motor sharra, mjete motorike, një sasi të hollave që do të përdoren si dëshmi materiale”, thuhet në raport.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje, ndërsa rasti në procedurë hetimore.