Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 18:08 tek vendi i quajtur “Fshati i Vjetër”, në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.
Kështu tha Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Krasniqi tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
Ai shtoi me rastin është marrë Drejtoria Rajonale e Ferizajt.
“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”.