Të paktën pesë ushtarë kanë mbetur të vdekur pasi militantët kanë sulmuar një bazë ushtarake pranë një Akademie Ushtarake në kryeqytetin afgan, Kabul.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i tha BBC-së se 10 ushtarë të tjerë afganë u plagosën.
Sipas tij, në këtë sulm ishin të përfshirë pesë militantë ku katër prej tyre u vranë gjatë sulmit dhe një u arrestua.
Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ky sulm vjen disa ditë pas bombardimit më vdekjeprurës që goditi Kabulin kur një ambulancë e mbushur me eksploziv la të vdekur të paktën 100 veta.
Shteti Islamik dhe talebanët kanë rritur sulmet e tyre ndaj objektivave të tyre gjatë ditëve të fundit.