Pesë vendet ku duhet ta hiqni unazën e fejesës

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 13:06 | Nga

Ju sjellim vendet, kohën dhe arsyet pse duhet ta hiqni unazën e fejesës Përderisa unaza e fejesës është bizhuteria juaj e preferuar, duhet pasur edhe mjaft kujdes me të, kjo pasi që nganjëherë nuk duhet vendosur atë.

Janë disa vende ku heqja e unazës është e pranueshme e madje edhe e preferueshme. Jo nuk është fjala për ndonjë festë apo klub nate.

Më poshtë gjeni listën e këtyre vendeve:

Kur pastroni

Sa raste keni dëgjuar se dikush ka humbur unazën duke i larë enët apo diçka e ngjajshme? Nëse planifikoni që t’i pastroni enët është më mirë ta hiqni unazën. Pastaj asnjëherë nuk i dihet se si mund të ndikojnë produktet e pastrimit në unazën tuaj.

Kur bëni dush

I ngjajshëm me pastrimin e enëve është edhe dushi që bëni. Ju nuk doni të jeni në një situatë ku presioni i ujit bënë që të bie unaza juaj. Andaj për të shmangur një situatë të tillë bëjeni shprehi ta largoni unazën çdo herë që pastroheni, transmeton 21Media.

Në palestër

Kur jeni duke ushtruar ju djersiteni, me djersitjen vjen edhe rrëshqitja andaj edhe unaza juaj mund të humbas.

Në gjumë

Kjo mbase mund të iu duket e quditshme, çka mund t’i ndodhë unazës suaj në gjumë?Duhet pasur parasysh se lëvizjet e ndryshme që bëni në shtrat mund të bëjnë që ta humbisni unazën tuaj, transmeton 21Media.

Gjatë notit

Vetëm mendoni se sa raste egzistojnë që njerëzit i kanë humbur unazat e tyre në bregdet apo në pishinë. Filloni ta largoni unazën kur notoni dhe bëjeni menjëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme