Panelistë të tribunës së mbajtur në Beograd “Nyja e Kosovës” vlerësuan se nuk ka dialog të brendshëm për Kosovën, për shkak se diskutimet e filluara zhvillohen në qarqe të ngushta, jo-transparente dhe për një zgjidhje të bërë paraprakisht.
“Kjo që po bëhet nuk është një dialog. Ekziston dëshira që tema për Kosovën të prehet, por nga vetë natyra e çështjes jam kundër intervenimeve kirurgjike, sepse zgjidhjet e shpejta dhe të lehta nuk mund të sjellin paqe dhe stabilitet”, tha Oliver Ivanoviq, kryetar i Iniciativës Qytetare SDP, e ku ishin panelsitë edhe nënkryetarja e Lidhjes Qytetare të Serbisë Vesna Peshiq, lideri i të Majtës së Serbisë, Borko Stefanoviq dhe gazetari Dejan Anastasijeviq, raporton “FoNet”, përcjell Telegrafi.
Ivanoviq tha se idetë siç është ndarja e Kosovës janë zgjidhje të lehta, sepse kur “të tërhiqet kufiri, mund të bien kokat e dikujt”.
“Në parim unë kam mbështetur idenë e dialogut, por me dy kushte – që të mos ketë zgjidhje përfundimtare dhe të mos ketë afat kohor, por këto kushte nuk u plotësuan”, tha Ivanoviq, duke shtuar se dialog është dashur të përfshihen serbët nga Kosova, intelektualë, përfaqësues të institucioneve të caktuara dhe Kisha Ortodokse Serbe.