Peshk për lëkurë të pastër

Prishtinë | 15 Nën 2024 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Ka kaq shumë faktorë që ndikojnë në lëkurë.

Për shembull stresi – nëse jeni të stresuar shumë dhe trupi juaj po lëshon shumë kortizol, krijohet një disbalancë e hormoneve që mund të çojë në akne.

Gjithashtu ka kimikate mjedisore që mund të ndikojnë në lëkurën tuaj, ndërsa hormonet janë armiku më i madh i lëkurës.

Megjithatë janë disa ushqime që ndihmojnë me mirëmbajtjen e lëkurës – ndër to peshku.

Ndoshta ky nuk është ushqimi i preferuar i shumicës së njerëzve, mirëpo preferohet që ta konsumoni të paktën tri herë në javë.

Çelësi këtu janë acidet yndyrore omega 3. Nëse nuk mund të hani peshk tre herë në javë, atëherë plotësimi me omega 3 mund të jetë një ide e mirë.

Kjo mund të përmirësojë hidratimin dhe madje të rregullojë prodhimin e yndyrën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme