Peter Bosz emërohet trajner i ri i Bayer Leverkusenit

Prishtinë | 23 Dhj 2018 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Bayer Leverkusen ka konfirmuar se ish-trajneri i Ajaxit dhe Borussia Dortmundit, Peter Bosz është emëruar trajner i ri i skuadrës.

Leverkuseni renditet në pozitën e nëntë në tabelën e Bundesligas dhe kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për ndryshime.

Edhe pse me tri fitore nga katër ndeshjet e fundit, klubi gjerman ka vendosur të ndryshojë shtabin teknik.

Kështu, Leverkuseni ka liruar nga puna trajnerin e deritashëm, Heiko Herrlich.

Në vend të tij, klubi gjerman ka vendosur të emëroj një trajner të njohur si Peter Bosz.

Njoftimi për emërimin e Bosz erdhi nga vet Leverkuseni me anë të faqeve të tyre zyrtare.

“Herrlich është liruar nga çdo detyrë në klub. Bosz do ta marrë përsipër skuadrën nga janari”, thuhet në njoftimin e Leverkusenit.

Bosz në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra tjera të mëdha si Ajaxi dhe Borussia Dortmundi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme