Përfaqësues të bizneseve të Ferizajt nëpërmjet një peticioni me rreth 100 nënshkrime, të premten kanë kërkuar nga autoritetet komunale ta ndalojnë punën e bizneseve gjatë ditëve të festave dhe të dielave, shkruan sot Koha Ditore.
Një kërkesë e tillë është ngritur edhe nga vetë punëtorët e bizneseve.
Nënshkruesit e peticionit kanë kërkuar mirëkuptim edhe nga kryetari i Komunës, Agim Aliu, duke i kërkuar të reflektojë rreth kësaj çështjeje.