Petkoviq: Bislimi po gënjen!

Prishtinë | 19 Kor 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

“Zëvendësimi i thjesht i tezave, një gënjeshtër e madhe” – kështu i komentoi drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, pretendimet nga Kosova se Serbia po i saboton bisedimet në Bruksel.

Mediat kosovare kanë raportuar se për sot është planifikuar takimi i Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, ndërsa deklarata e shefit të delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, se Vuçiq ka treguar hezitimin e tij për të shkuar në Bruksel, gjegjësisht se si arsyetim ai dhënë faktin se për sot është planifikuar vizita e presidentit të Egjiptit në Serbi.

Pasi kritikoi ministrin e brendshëm të Kosovës i cili e ka akuzuar Millan Radoiçiqin se është në krye të grupeve të kontrabandës në veri të Kosovës, Petar Petkoviq ka komentuar edhe deklaratën e Besnik Bislimit, transmeton Paparaci.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, asnjëherë nuk e ka refuzuar dialogun dhe është i përkushtuar pa mëdyshje për negociata, kështu që pretendimet e kryenegociatorit nga Prishtina, Besnik Bislimi, se Beogradi po i saboton bisedimet, janë thjesht zëvendësim i tezave dhe të bëhem i qartë – një gënjeshtër e madhe”, ka pretenduar Petkoviq.

Ai thotë se Miroslav Lajçak dhe vendet e Kuintit shumë mirë e dinë pikëpamjet e Vuçiqit dhe “shqetësimin e tij për stabilitetin e rajonit”, si dhe “gatishmërinë e tij absolute për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura në tryezën e bisedimeve”.

Të ngjashme