Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, njëkohësisht edhe kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka takuar në Rashkë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës.
Ai ka biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë me përfaqësuesit e serbëve, raporton Express.
Në platformën “X”, ai ka pretenduar se “i ka njoftuar përfaqësuesit politik dhe institucional të “popullit serb” nga Kosova për masat e Serbisë për të mbështetur popullin tonë në Kosovë dhe për rrjedhën e dialogut në Bruksel”.