Petkoviqi kërkon formimin e Asociacionit në takimin trepalësh të Brukselit, flet edhe për dinarin

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot gjatë takimit trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i ka përmendur të gjitha çështjet që, sipas tij, janë pengesë për serbët e Kosovës.

Pas takimit, i cili ka zgjatur gati 3 orë e gjysmë, ai ka thënë se biseda e drejtpërdrejtë ka ndodhur për shkak se pala serbe ka insistuar.

Sipas tij, gjëja e parë për të cilën ata insistuan ishte formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, “si çështja e parë dhe kryesore që lidhet me fatin dhe të ardhmen e popullit serb”, dhe çështja e dytë është ajo e dinarit.

Sipas tij, Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës është e vështirë për serbët e Kosovës, shkruan Tanjug.

Të ngjashme