Kandidati i PDK-së për Komunën e Drenasit, Petrit Hajdari ka falënderuar qytetarët që votuan. Megjithatë, thotë se presin rezultatet e numërimit të votave.
“Të dashur qytetarë. Ju falemnderit nga zemra për pjesëmarrjen tuaj në zgjedhje. Dita e zgjedhjeve është festë për demokracinë. Ju e ushtruat të drejtën tuaj për të zgjedhur dhe për këtë ju jam mirënjohës, derisa presim rezultatet e numërimit të votave. Falemnderit shumë”, ka shkruar Hajdari.