Në një kohë kur Rusia po mundohet të gjejë pretekst për të sulmuar Ukrainën, Petrit Selimi ka thumbuar Vuçiqin me rastin ‘Panda’ të vitit 1998.
Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Petrit Selimi, në dritën e konfliktit Rusi-Ukrainë kur rusët po mundohen të shpikin skenarë që Ukraina po sulmon separatistët në Donbas, kthen një rast pak a shumë të ngjashëm që kishte ndodhur në Kosovë gjatë luftës.
“Duke folur për operacionet e rreme, një nga ato brutale në ish-Jugosllavi janë vrasjet e fëmijëve serbë kosovarë në kafenenë Panda të Pejës. Për këtë u fajësuan shqiptarët, por më vonë presidenti serb tregoi “të vërtetën e tmerrshme” se inteligjenca serbe e bëri këtë. Por historia vdiq”, tha ai në Twitter.
Në vitin 2013, autoritetet e Serbisë paralajmëruan se lidhur me krimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi duhet të ballafaqohej me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.
Speaking of false flag operations, one of the brutal ones in former Yugoslavia are the killings of Kosovar Serbian children in Peja’s Panda cafe. It was blamed on Albanians, but later Serbian president indicated the “horrible truth” that Serbian intel did it. But the story died. pic.twitter.com/B1Z0dm75zZ
— Petrit Selimi (@Petrit) February 18, 2022