Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka falënderuar “Petrol Company” për dorëzimin e dhuratave për 100 fëmijë të familjeve në nevojë, përcjell Ekonomia Online.
“100 fëmijë të familjeve me gjendje të rënduar sociale e ekonomike do të i gëzohen dhuratave të fundvitit që u dorëzuan nga Petrol Company”, ka shkruar Ahmeti.
“I falënderojmë shumë për donacionin dhe që fëmijëve u sollën buzëqeshje e gëzim në këto festa!”, ka shkruar tutje ai.