Pezullohen kërkimet nga grupi malazez në hotelin “Miramare” në Durrës pasi pas të gjitha kërkimeve edhe me qentë e specializuar nuk rezulton të ketë trupa të tjerë.
Sipas tyre, dyshimet e ekipeve të djeshme që mund të kishte persona të tjerë nën rrënoja, ka qenë për shkak të lehjes së qenit.
Por malazezët thonë me shumë mundësi qeni ka nuhatur gjakun e mbetur të personave që janë nxjerrë, transmeton Ora News.
Por pala shqiptare bashkë me atë zvicerane do te vijojnë kërkimet, fillimisht me ekskavator për të lëvizur inertet.